Sulmuesi, Mario Baloteli është ndierë i acaruar nga komentet raciste në rrjetet sociale. Këtë herë ai nuk i ka lënë pa një përgjigje. Përmes një postimi në Instastory ai shkruan se durimi i tij ka një limit dhe se personat që e ofendojnë kanë guxim, t’ia thonë gjërat në sy.
“Ju racistët meritoni një gjë të vetme, të jetoni një jetë të vetme, pa askënd që t’ju mendojë, pa i munguar njeriu dhe një ditë pa qenë kurrë të kujtuar. Jeni pjesa e sëmurë e kësaj bote”, shfryhet në këtë mnëyrë Mario Balotelli në një postim në Instastory, duke iu përgjigjur fyerjeve në rrjetet sociale. Në isntastory, ai ka publikuar edhe komentet raciste të marrra. Numri i komenteve është shumë i madh. Por super mario nuk i ka lënë pa një përgjigje duke thënë komentin e tij për historinë.
“Më kenin çarë k****. M’i thuani gjërat në fytyrë, jo përmes ekranit të kompjuterit apo edhe telefonit”, shkruan ai.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post