Reshjet e shumta që kanë mbuluar gjithë vendin kanë lënë të bllokuar dhjetra fshatra në zonat malore e kondrinore.
Në redaksinë e ‘’Faxweb.al” ka mbërritur një mesazh nga një banor i zonës së Gollobordës në Bulqizë, i cili shprehet se janë të bllokuar prej disa ditës. Banori shprehet se është e pamundur qarkullimi i makinave, ndërsa të gjithë fshtarat janë pa energji elektrike.
“Jemi në zonën e Gollobordës, rrethi i Bulqizës … Në fshatrat Ostren Trebisht Orzhanov trashësia e dëborës ka arritur në 60 /70 cm …makinat nuk lëvizin dot as me zinxhirë ,jemi pa drita ,pa spital”, shprehet banori.
Ai apelon për ndihmë nga ana e autoriteteve shtetërore, pasi e kanë të pamundur lidhjen me qytetin në raste të emergjencave shëndetësore.
(E.K/FAXWEB.AL)