Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me strukturat e partisë të degëve 8 dhe 10 tha se duhet të mobilizohen për protestën e 11 shkurtit.
Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se opozita është viktima e vërtetë e “RamaGate”, ndërsa theksoi se rasti i McGonigal nuk është i izoluar. Sipas tij fuqia korruptive e kryeministrit ka vepruar edhe tek diplomatë apo parlamentarë.
Ish-kryeministri theksoi se skenari i Ramës është që të mos lejojë futjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.
“Ne jemi viktimat kryesore të “RamaGate”, opozita, pluralizmi. Pas këtij akti, duhej akti tjetër që opozita të mos eksitonte vec si fasadë, duhej shpallur non grata Berisha dhe pastaj të gjitha zgjidheshin.
Rama, ky kriminel i vërtetë që është bos i një organizatë kriminale. Si mundet një vend anëtar i NATO-s të marrë përsipër të korruptojë shefin e kundërzbulimit
Ky i duhej të komplotonte për ne. Pra ishte shpallja non grata, duke menduar se tani e nisëm drejt errësirës dhe këtë dhe me PD bëjmë ç’të duam.
Kjo është një nga shkaqet e vrasjes masive të shpresës në Shqipëri.
Qeveria e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi të Evropës. Demokratët duhet të hanin barr. Po pse kjo? McGonigal nuk është i izoluar. Ajo fuqi korruptive e Ramës nuk veproi vetëm të McGonigal, por veproi të diplomatët, parlamentarë dhe zyrtarë të tjerë, që i merr së bashku me përfaqësuesit e Sinaloes dhe i fut në zyrë.
Ja pre në cdo aspekt kjo protestë dhe ky revolucion është jetik dhe vendimtar për fatet e Shqipërisë.
Ne duhet të ngrihemi me gjithë forcën tonë. Pasi dështuan me skenarin e dytë, nuk e parashikonin, u kthyen tek i treti. Do të na përjashtojë nga zgjedhjet, do të na shndërrojë në anonimat, megjithëse ne kemi vendimin e gjykatës, i cili në vend se të jepet brenda 3 javëve u dha brenda 3 muajve, por u dha.
Tani që u plasi bomba me Edi Ramën prapë nuk heqin dorë.
Ne jemi në një moment historik, jemi në një moment të paprecedentë, por jemi në një moment ku secili prej jush, mund të përmbushë një mision jetik, për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ndër të tjera Berisha.