Hulumtuesit besojnë se 90% e serotoninës prodhohet në aparatin tretës, ndaj duhet të besoni se të gjitha ndjenjat e mira lindin nga stomaku!
Hani ushqime të pasura me probiotikë. Mos lini jashtë regjimit ushqimor, produktet që janë të pasura me kompleksin e vitaminave B ! këto të fundit janë esenciale për ngritjen e humorit, për prodhimin e melatoninën (hormoni i gjumit) dhe serotoninës.
Yndyrnat e shëndetshme omega 3 mbështesin funksionet e trurit ! Hekuri dhe zinku gjithashtu njihet si mineralet që parandalojnë depresionin dhe luajnë një rol kryesor në transportimin e neurotransmetuesve të lumturisë.
Gjendrat e tiroideve kanë nevojë për selenium që të funksionojnë si duhet, dhe duke qenë se kjo gjender është “fabrika” e prodhimit të hormoneve, duhet të siguroheni që kjo e fundit të mos ketë asnjë deficit. Kjo është lista e ushqimeve:
Fruta të thata si arrat e brazilit
Qershitë
Çokollata e zezë
Banane
Tërshërë
Peshk
Kos
Spinaq.
(E.K/FAXWEB)