Një 55-vjeçare nga Tiranë është përfshirë në një skemë mashtrimi me para. Ngjarjen e ka denoncuar vetë e dëmtuara me iniciale F.B, e cila e ka kallëzuar rastin në organet e drejtësisë. Siç raporton gazeta “Panorama”, historia ka nisur në vitin 2012, ku 55 vjeçarja ka rënë dakort me shtetasin Andi Sinojmeri për të shkëmbyer para me përqindje. Në periudha të ndryshme kohore shtetasja F. B. ka dhënë me marrëveshje kthimi me fajde shumën prej 55.000 euro dhe ka marrë nga Sinojmeri një interes prej 5250 euro. Më pas 55 vjeçares i është kërkuar përsëri para nga Sinojmeri, e cila i ka siguruar 15 mijë euro në formën e kredisë si dhe 7 mijë euro me mundësitë e saj, në total 22 mijë euro të dhëna. Këto para ia ka dhënë Sinojmerit me qëllim kthimin e tyre me interes. Në kushtet e mosmarrveshjes mes dy palëve 55 –vjecarja iu drejtua organeve të Prokurorisë, duke pretenduar se për peridhën 2012-2013 i është kthyer vetëm shuma prej 1 mijë euro dhe më pas nuk ka marrë më shumën e rënë dakord. F.B. ka deklaruar në Prokurori se ka kërkuar nga Sinojmeri kthimin e shumës prej 72.000 euro por ky i fundit nuk e ka bërë. Nga ana tjetër avokati mbrojtës i Sinojmerit palët kanë pasur shkëmbime financiare por jo në shumën e pretenduar nga kallëzuesja. Një bisedë audio e regjistruar dhe e paraqitur si provë në Prokurori, konfirmon se palët kanë shkëmbyer shuma parash ndërmjet tyre, por mbrojtja e Sinojmerit ka pretenduar se kjo bisedë është konsumuar mes tyre rreth 5 vite përpara se 55 –vjeçarja pretendon të jetë mashtruar. Organi i akuzës ka filluar çështjen penale në ngarkim të Andi Sinojmerit, por avokati mbrojtës i tij pretendon se rasti duhe të trajtohet si një konflikt civil pasi i pandehuri nuk ka pasur qëllime kriminale. Jep lekë me përqindje, 55 vjeçarja denoncon mashtrimin Një 55-vjeçare nga Tiranë është përfshirë në një skemë mashtrimi me para. Ngjarjen e ka denoncuar vetë e dëmtuara me iniciale F.B, e cila e ka kallëzuar rastin në organet e drejtësisë. Siç raporton gazeta “Panorama”, historia ka nisur në vitin 2012, ku 55 vjeçarja ka rënë dakort me shtetasin Andi Sinojmeri për të shkëmbyer para me përqindje. Në periudha të ndryshme kohore shtetasja F. B. ka dhënë me marrëveshje kthimi me fajde shumën prej 55.000 euro dhe ka marrë nga Sinojmeri një interes prej 5250 euro. Më pas 55 vjeçares i është kërkuar përsëri para nga Sinojmeri, e cila i ka siguruar 15 mijë euro në formën e kredisë si dhe 7 mijë euro me mundësitë e saj, në total 22 mijë euro të dhëna. Këto para ia ka dhënë Sinojmerit me qëllim kthimin e tyre me interes. Në kushtet e mosmarrveshjes mes dy palëve 55 –vjecarja iu drejtua organeve të Prokurorisë, duke pretenduar se për peridhën 2012-2013 i është kthyer vetëm shuma prej 1 mijë euro dhe më pas nuk ka marrë më shumën e rënë dakord. F.B. ka deklaruar në Prokurori se ka kërkuar nga Sinojmeri kthimin e shumës prej 72.000 euro por ky i fundit nuk e ka bërë. Nga ana tjetër avokati mbrojtës i Sinojmerit palët kanë pasur shkëmbime financiare por jo në shumën e pretenduar nga kallëzuesja. Një bisedë audio e regjistruar dhe e paraqitur si provë në Prokurori, konfirmon se palët kanë shkëmbyer shuma parash ndërmjet tyre, por mbrojtja e Sinojmerit ka pretenduar se kjo bisedë është konsumuar mes tyre rreth 5 vite përpara se 55 –vjeçarja pretendon të jetë mashtruar. Organi i akuzës ka filluar çështjen penale në ngarkim të Andi Sinojmerit, por avokati mbrojtës i tij pretendon se rasti duhe të trajtohet si një konflikt civil pasi i pandehuri nuk ka pasur qëllime kriminale.