Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku iu kërkon ndjekësve të tij që të mos gëlltisin gënjeshtrat e Lulzim Bashës.
Rama ka publikuar një video të PD, ku kjo e fundit tregon se se kryeministri gënjeu për paketën e tretë të ndihmës ekonomike, në ndryshim nga sa kishte thënë fillimisht se do të kishte pasur një të tillë.
Ndërsa, në përgjigjen e tij Rama thekson se do të jetë gati për paketën e tretë, duke parë dinamikën e situatës, si dhe do iu gjendet pranë atyre në nevojë.
Postimi i Ramës: MJAFTON TË NXJERRËSH GJYSMËN E NJË FRAZE TË VËRTETË NGA GOJA E TJETRIT, PËR TË PËRHAPUR NJË GËNJESHTËR TË MADHE NDAJ TIJ! Gjysëm të vërtetat gënjeshtrat më të mëdha. Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD & Co
Rama ka thënë vazhdimisht se paketa e tretë e ndihmës ekonomike do të aplikohej vetëm në rast se do të shihej e nevojshme. (E.K/Faxweb.al)