Presidenti Ilir Meta do të pres ditën e nesërme , Komisionerin e BE-së për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Takimi do të zhvillohet në orën 09:30 në Presidencë.
Ditën e sotme gjatë një konference nga kryeministria, Hahn tha se procesi i Vettingut ka nisur tashmë dhe duhet te dalin edhe rezultatet e para.
Po ashtu gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e Lungomares në Vlorë, Hahn tha se ky projekt është kartëvizita më e mirë për Shqipërinë dhe aspiratën e saj drejt BE-së.
“Jam krenar që të ndaj me ju këtë arritje, për të përdorur këtë pjesë dita-ditës. Ka ende persona, fëmijë, adoleshtentë që po përdorin jo vetëm fushën e sportit, por edhe rërën për të luajtur. Në këto 8 vite si komisioner pak parë shumë projekte të financuara nga BE, por s’kam parë shumë projekte të kësaj vlere, të këtij ndikimi të madh, me kaq shumë pasoja të mira dhe me interes kaq të madh të qytetarëve. Por edhe të jetë një kartëvizitë për qytetin tuaj dhe Shqipërinë që njerëzit të vijnë këtu dhe të shijojnë këtë pjesë kaq të bukur të Europës. Nëse ju e prezantoni veten si me Lungomaren sot, atëherë unë mendoj se kjo është një gjë fantastike, është një ftesë e mrekullueshme që të vijnë më shumë europianë dhe ta shijojnë Shqipërinë. Nëse vijnë e kënaqen këtu, mendoj se është kontributi më i mirë i mundshëm dhe mbështetja më e madhe për të justifikuar të ardhmen tuaj në BE. Po të jepen rezultate edhe për projekte të tjera në të ardhmen, kjo ka për të qenë një gjë shumë e madhe në mënyrë që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE. Punimet kanë mbaruar për fazën e parë dhe po të jetë e nevojshme ne do mbështesim edhe fazat e mëtejshme dhe kjo është një gjë jo vetëm në interesin tuaj, por tregon edhe angazhimin e fortë për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, u shpreh komisioneri Hahn.
(S.SH/Faxweb)