Këngëtarja Jonida Maliqi ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Pop Culture’ në ‘Top Channel’, nuk ngeli pa ngacmuar nga dy moderatorët Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema.
Në këtë studio ajo foli edhe për marrdhënien me këngëtaren Tuna.
E ngacmuar nga moderatori Kadilli se thuhej që ajo dhe bashkëpunëtorja e saj në këngën ‘Forca e Femrës’ kishin pasur një zënkë, Maliqi mohoi gjithçka. ‘Jo, nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë dhe madje përfitoj nga rasti për ta uruar për mëmësinë.’-, u shpreh këngëtarja e njohur. (J.V/Shuplaka)