18:29 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Jozefina Topalli në krye të PD-së? Si përgjigjet deputetja

19:13 | 04/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jozefina Topalli në krye të PD-së? Si përgjigjet deputetja

Deputetja e PD-së Jozefina Topalli, sqaron qëndrimin e djeshëm në Kuvend, ku bëri thirrje për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Topalli shprehet se kolegët e saj demokratë nuk ishin në dijeni të deklaratës që ajo do të mbante, prandaj u befasuan.

“Për të shkuar të kërkesa e mocionit, duhet të them se e realizova brenda seancën plenare, nuk ishte diçka e menduar më parë, që kolegët e mi të kishin dijeni. Këtë e mendova më shumë në momentin kur pashë që ministrat nuk ishin të pranishëm. Para se të shkonim në seancë u përballem me skandalin e fundit, me akuzat e ministrit të kësaj qeverie Ylli Manjani, drejtuar kryeministrit Rama. Në çdo vend, kur ndodhin akuza të forta nga një ministër brenda qeverisë, nuk mund të bëhet sikur të mos ketë ndodhur gjë. Për ca fonde, ndoshta të justifikuara të Fillon në Francë, ka gjithë atë furtunë politike. Ndërsa tek ne nuk ndodh kështu. Nuk do të thoja që kolegët ishin indiferentë. Ata u gjendën të befasuar, dhe nuk ishte diçka e parashikuar. Duhet të ketë një kërkesë zyrtare që paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë.”, shprehet Topalli.

Ndër të tjera, e pyetur nëse do të pranonte të bëhet kryetare e PD-së, Topalli sqaron se nuk e ka menduar ndonjëherë më parë këtë.

“Nuk e kam menduar asnjëherë. Nuk kam menduar ndonjëherë fort për karrierën. Nëse do ta kisha menduar këtë, disa gjëra do t’i kisha bërë ndryshe, unë jam e kënaqur me ecurinë profesionale. Por jam e pakënaqur me faktin se pas 25 viteve demokraci ne jemi ende në situatë të vështirë, dhe kjo më trishton.”

Sakaq, lidhur me koalicionin, Topalli përgjigjet se nuk po pret veprimet e partive të tjera, sidomos të Ramës dhe Metës, madje shton se kjo nuk është detyrë e PD-së. (D.D/Shuplaka)

topalli-ne-kjo-jave

Etiketa: deputeteJozefina Topallikryetare
Pas

Sadija rrëfen pengjet e fundit të Dritëro Agollit: Dorëshkrimet…

Para

Kosova e nis mbarë, dy medalje në xhudo

Para
Kosova e nis mbarë, dy medalje në xhudo

Kosova e nis mbarë, dy medalje në xhudo

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

Joe Biden reagon pasi u diagnostikua me kancer: Na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas akuzës ndaj 3 iranianëve

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

Sulm “i paprecedent” në Gaza, Netanyahu: Do ta marrim gjithë enklavën

Limaj takon Osmanin/ Konsultime politike lidhur me konstituimin e Kuvendit

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.