06:44 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Juventus kërkon Armando Brojën! Giuntoli kontakton me Chelsean

10:46 | 02/08/2024
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në kërkim të një sulmuesi, Milan hedh sytë nga Armando Broja

Armando Broja

Juventusi po punon në mënyrë aktive për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm dhe po lidhet me një lëvizje për një tjetër sulmues. Drejtori sportiv i klubit, Cristiano Giuntoli është duke parë mundësi të shumta mes të cilëve është shfaqur edhe emri i sulmuesit kuqezi, Armando Broja.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Nicolas Gonzalez i Fiorentinas është shfaqur si objektivi kryesor i Juventusit. Klubi ka nisur kontaktet me ‘violat’ dhe është i vetëdijshëm për interesin e lojtarit për një lëvizje të mundshme.

Profili i Gonzalez po vlerësohet nga afër krahas objektivave të tjerë të vjetër si Galeno nga Porto dhe Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund. Por, pista e mundëshme është edhe ajo e Brojës.

Sipas medias në fjalë bëhet me dije se Giuntoli ka kontaktuar drejtuesit e Chelseat për t’u konfirmuar vullnetin e Juventusit për të marrë sulmuesin shqiptar në huazim me të drejtë blerjeje verën e ardhshme, opsion ky që nuk preferohet fort nga londinezët, që duan ta shesin njëherë e mirë Brojën.

Gjithsesi, deri tani për sulmuesin shqiptar nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete që të kënaqë pretendimet e Chelseat, ndaj nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhshme londinezët të pranojnë opsionin e huazimit të tij te Juventusi.

Nga ana tjetër, duket se trajneri Thiago Motta ka dhënë miratimin e tij për Brojën, të cilin e sheh si të duhurin jo vetëm për të zëvendësuar Vlahovic, por edhe për të luajtur bashkë me serbin në rast të një skeme me dy sulmues.

Etiketa: Armando BrojachelseaFutbolljuventus
Pas

Në kërkim për drogë, arrestohen dy persona në Fier

Para

Nxisnin 10-vjeçarin për të përdorur fjalor banal në TikTok, Prokuroria e Beratit dërgon në gjyq babain dhe gjyshe Tashën

Para
Nxisnin 10-vjeçarin për të përdorur fjalor banal në TikTok, Prokuroria e Beratit dërgon në gjyq babain dhe gjyshe Tashën

Nxisnin 10-vjeçarin për të përdorur fjalor banal në TikTok, Prokuroria e Beratit dërgon në gjyq babain dhe gjyshe Tashën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.