Juventus ia doli të fitojë ndaj Interit mbrëmjen e sotme derbin e Italisë, me shifrat 2-3 në San Siro.
Zonja e Vjetër bëri një ndeshje të çmendur, por në fund mori 3 pikë të vlefshme për luftën e titullit.
Juve kaloi në avantazh që në minutën e 13-të me Kostën, ndërsa pak minuta më vonë, zikaltrit mbetën me 10 veta, pas një kartoni të kuq të Vesinos.
Në fund të pjesës së parë, Juventusi shënoi sërish, por arbitri anuloi me VAR për një pozicion offside. Më pas, me fillimin e të dytës, ishte Ikardi dhe një autogol i Barzalit, që përmbysën avantazhin e bardhezinjve, dhe po shkonin drejt fitores.
Por, vetëm në minutat e fundit në një dyolësh të shpejtë, ishte Kuadrado, dhe menjherë pas tij Higuain me kokë, që përmbysën sërish.
Në fund të kësaj ndeshjeje, Zonja e Vjetër vijon të mbajë vendin e parë, me 4 pikë distancë nga Napoli i vendit të dytë që do të luajë nesër ndaj Fiorentinës për të ngushtuar diferencën me kreun në vetëm 1 pikë e për të vijuar luftën për titullin, luftë e cila do të vazhdojë siç duket deri në javën e fundit të Seria A.
(E.L./Faxweb)