Zbardhen arsyet pse gjyqtari i Fierit, Piro Sota vendosi t’i japë lirinë anëtarit të Bandës së Durrësit, Sardian Sulejmani.
Ai ishte dënuar me 25 vite burgim në vitin 2014 nën akuzën e “Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” në dy raste ndaj Lulzim Berishës ngjarje të ndodhura në gusht të 2005 dhe “Vrasjes me paramendim” të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005 në Tiranë, por prej tetorit lëviz i lirë.
Në vendimin e tij, gjyqtari arsyeton se kur ka kryer vrasjen Sardian Sulejmani ka qenë në moshë të re dhe nuk e ka kuptuar mirë se çfarë po bënte.
“Në kohën e kryerjes së veprës penale i dënuari ka qënë në një moshë shumë të re për të kuptuar si duhet pasojat e veprimeve të tij, e shoqëruar kjo edhe nga ndikimi negativ i personave të tjerë si dhe nga humbja e vëllait në kohën kur i dënuari ishte ende i mitur”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Po ashtu, gjyqtari ka argumentuar se Sardian Sulejmani ka nevojë për të atin pasi ky i fundit është i sëmurë me zemër dhe herë pas here shtrohet në spital.
“Gjithashtu edhe gjendja emocionale e tij është shumë e rënde për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes se tij ne vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore ne tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbeshtetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur”, thuhet në vendim.
Vendimi i plotë i Gjykatës së Fierit:
Gjykata ka arritur në konkluzionin se riintegrimi i të dënuarit Sardian Sulejmani në shoqëri, është i mundshëm për arsyet e mëposhtme:
1-Gjatë 1-2 viteve të fundit që ka vuajtur dënimin në IEVP ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit,duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi,duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij.
2-Nga vërtetimi i gjëndjes gjyqësore figuron se i dënuari Sardian Sulejmani nuk ka qenë më parë i dënuar.
3-I dënuari nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon në proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.
4-I dënuari ka paraqitur një premtim për lidhje kontrate pune dhe shprehet se është i motivuar për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen.
5-Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qenë disa herë i shtruar në spital dhe merr mjekim.
Gjithashtu edhe gjendja emocionale e tij është shumë e rëndë për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes së tij në vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore ne tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbeshtetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur.
6-Në kohën e kryerjes se veprës penale i dënuari ka qenë në një moshë shumë te re për të kuptuar si duhet pasojat e veprimeve te tij, e shoqëruar kjo edhe nga ndikimi negativ i personave të tjerë si dhe nga humbja e vëllait në kohën kur i dënuari ishte ende i mitur.
7-Gjatë intervistave me punonjësin e Shërbimit të Provës i dënuari Sardian Sulejmani shprehet thellësisht i penduar për veprën penale që ka konsumuar, është i ndërgjegjësuar për veprën dhe dënon veprimin e tij, ç’ka tregon se ky i dënuar është rehabilituar dhe është i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.
8-Familja e të dënuarit ka kushte të mira banimi, pra në momentin që mund të lirohet me kusht, atë e pret një ambient i përshtatshëm për të jetuar, gjë e cila ndikon pozitivisht tek ai.
9-I dënuari është tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.
10-Lidhur me konsultimin e dokumentave dhe materialeve të dosjes së të dënuarit si dhe nga intervista me të, rezulton se i dënuari ka mbështetjen e plotë të familjes dhe të shoqërisë. Fakt i cili ndikon pozitivisht tek riintegrimi i të dënuarit në shoqërit.
Discussion about this post