Gazetari Mustafa Nano ka deklaruar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit sev përplasja mes tij dhe moderatores së sportit Ilda Bejleri, nuk ishte e tillë, pasi sipas tij ai nuk e kishte me moderatoren në fjalë, por me fenomenin, duke gjykuar se një veshje e tillë në emisioni si ai që drejton Ilda nuk është e përshtatshme.
Nano madje edhe u acarua pasi Çani i përmendi emrin Bejlerit, ai duke iu referuar përgjigjen që I kishte kthyer Ilda ku thoshte se Nano e kishte babain sigurims, apo se kishte veshur këmishë leshi, tha se nuk donte ti dëgjinte emrin asaj dhe se nuk kishte parë femër më vulgare.
“Mos më bëj të iki nga emisioni, mos ma zër në gojë emrin e asaj, nuk dua të flas për atë. Ajo është më banale sa veshja e saj. Është një qenie aq vulgare, si mund të sulmohet njeriu me shprehje të tilla: E ka pas babën kapterr, ka veshë këmishë leshi, e ka pas babën sigurims”, tha Nano.
Kujtojmë që ‘përplasja’ mes Bejlerit dhe Nanos erdhi pasi ky i fundit në emisionin e tij “Provokacja” gjyko veshjen e Ilda Bejlerit si të papështatshme në ekran.
(B.H/Faxweb)