Vetëm pas 5 muajsh në detyrë është shkarkuar drejtori i Kadastrës së Vlorës Erdet Mandi. Ndërkohë që nga detyra janë shkarkuar edhe shefi i sektorit të legalizimeve Donald Fegaj dhe shefi i kualifikimeve në këtë institucion Mandi Jaho.
Erdet Mandi e mbajti pozicionin e drejtuesit të Kadastrës për disa muaj.
Burime thonë që pritet të rikthehet drejtor, një ish drejtues i këtij institucioni sërish në krye të Kadastrës.
Ndërkohë Kryeministri Rama teksa prezantoi shërbimin online të Kadastrës paralajmëroi të gjithë ata që quajti ‘ujqër pranë kadastrës së Vlorës’ që të largohen.
Ndryshimet në Kadastrën e Vlorës në 4 vitet e fundit kanë qenë të shpeshta, pasi më shumë se 12 drejtorë, disa prej të cilëve kanë qenë në detyrë më pak se një muaj.