Kakavijë/ Policia greke s’lejon ekipin e Antigoneas të kalojë kufirin, kryq në pasaportën e kapitenit

Një incident ka ndodhur në doganën e Kakavijës, aty ku pala greke nuk ka lejuar ekipin Antigonea të kalojë në Greqi. Mësohet se kontrollorët në kufi kanë vendosur një kryq në pasaportën e kapitenit të ekipit. Ekipi ishte nisur për një ndeshje amatore në ishullin e Scopelo, Greqi, me ftesë të ekipit vendas. (F.G/Faxweb.al)