Kalvari i vuajtjeve nuk ka pasur të sosur për të e si zgjidhje burri varet majë kangjellave të institucionit për të kërkuar drejtësi. Me shpresën që pas këtij akti dikush do të reagojë.
Është pjesë e të përndjekurve politikë, që prej disa javësh tashmë kanë nisur një protestë dhe kërkojnë largimin kreut të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola.
Ata kanë bërë edhe një peticion ku kërkojnë që Kola të largohet, pasi sipas tyre ka shpërdoruar fondet për ish-të përndjekurit. Gjithashtu ata kërkojnë që të ngrihet një institucion për integrimin e ish-të përndjekurve politikë dhe të bëhen të gjitha dëmshpërblimet nga qeveria.
Dita e sotme shënon dhe një përvjetor të hidhur për këtë kategori, pasi bëhen 5-vite nga vdekja e Lirak Bejkos, ish-të përndjekurit që i vuri flakën vetes në mes të ditës.
Pak javë më parë ata thanë se do ti drejtoheshin edhe ambasadës amerikane, nëse qeveria nuk dërgon grupin e saj për negocim. Duhet thënë se problemet me të cilat përballen ish-të përndjekurit janë të shumta, që nga ato ekonomike tek ato sociale.
(E.K/SHUPLAKA)