01:20 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kamenos dërgon shqiptarët të vriten me turqit, dëshmi rrëqethëse nga kufiri

22:30 | 02/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kamenos dërgon shqiptarët të vriten me turqit, dëshmi rrëqethëse nga kufiri

Situata është tensionuar shumë mes Greqisë dhe Turqisë gjatë muajve të fundit me fërkime të vazhdueshme në det, ajër dhe tokë.

Grekët dhe turqit nuk kanë ndarë ende hesapet mes tyre për disa ishuj në Egje, ndërsa problematikat e brendshme të të dyja qeverive u japin edhe më tepër shtysë që të rrisin artificialisht tensionet jashtë.

Gjatë ditës së djeshme, rojet kufitare turke arrestuan pjestar të ushtrisë greke në zonënkufituare mes dy vendeve në lumin Evros (turqit e thërrasin Meriç). Në dukje është një ngjarje e zakonshme që më parë është zgjidhur brenda pak orësh, por kësaj radhe situata ndryshon.

Albeu.com kontaktoi që në mëngjes me djem shqiptar që shërbejnë në ushtrinë greke, pikërisht në zonënkufitare me Turqinë ku edhe ndodhi incidenti duke marrë një informacion paraprak se njëri prej ushtarëve të arrestuar dyshohej ishte me origjinë shqiptare, i cili më pas rezultoi i pavërtetë.

Duket e pabesueshme, por janë shqiptarët ata që po mbrojnë grekët nga rreziku turk dhe kjo nuk po ndodh aspak rastësisht.

Kjo, pasi mësuam se 40 për qind e ushtarëve që gjenden në zonën mes Turqisë dhe Greqisë janë pikërisht djem të familjeve shqiptare që kanë emigruar në shtetin helen vite më parë.

“Këtu ku jemi ne, në kufi me Turëinë, në Evros, jemi 40 për qind shqiptarë. Grekët kanë miq dhe rrinë në Athinë, kurse neve na sjellin në kufi me Turqinë, në kulmin e tensioneve. Me sa kam mësuar këtu, kjo është politikë e ministrit Kamennos, i cili drejton një parti nacionalistësh dhe na ka vendosur në shënjestër të gjithë shqiptarëve që kanë pasaporta greke“., – rrëfen për Albeu.com një i ri shqiptar që shërben në ushtrinë greke.

“Kohët e fundit situata është përkeqësuar shumë. Kur u bë ajo përplasja me anijen (një anije turke goditi anijen greke në ishujt Imia sh.r) na dërgonin çdo ditë me tanke, raketa dhe armë të rënda në vijën e kufirit”.

“Nga oficerët këtu trajtohemi mirë, por 95 për qind e shqiptarëve që bëjnë ushtrinë në Greqi sillën të shërbejnë në kufi me Turqinë”., vijon ai rrëfimin.

Mësohet se toga e fundit e rekrutëve të rinj të dërguar në zonën kufitare përbehej nga 8 shqiptarë dhe vetëm 4 grekë.

Shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshëm në ushtrinë greke, për të cilët gjendja është përkeqësuar me ardhjen e Panos Kamenosit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Me t’u rekrutuar, ata dërgohen në zonën më problematike të Greqisë, siç është pikërisht kufiri greko-turk ku edhe rreziku i ndonjë konflikti është tepër i madh me ashpërsimin e gjuhës nga Ankaraja zyrtare. /albeu.com/
 

 

 

Etiketa: kamenosturqitushtaret shqiptare
Pas

“E tmerrshme”, si reagon moderatorja kur sheh veten e saj në ekran pas disa vitesh

Para

Goditet banda e kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë

Para
Goditet banda e kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë

Goditet banda e kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.