Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka humbur mocionin e votëbesimit, duke detyruar qeverinë e tij të dorëhiqet, si pasojë e skandalit të ndërhyrjes ruse pavarësisht fitores së partisë së tij në zgjedhjet evropiane.
Kjo erdhi pasi ish partnerët e koalicionit nga e djathta ekstreme, partia FPO thanë se do ta mbështesin mocionin e votë-besimit të iniciuar nga opozita Social Demokratëve(SPO).
Liderja nga partia social-demokrate, Pamela Rendi-Wagner tha se ka qenë në dorën e presidentit austriak Alexander der Bellen të ftojë parlamentin për të gjetur zgjidhje për një kabinet të ri qeveritar.
“Çfarë nuk duhet të ndodhë është një qeveri tjetër që betohet dhe nuk ka shumicën në parlament si pasojë edhe jo stabilitet”, tha Rendi Wagnar, transmeton Gazeta Express.
Kjo erdhi disa orë pasi Partia Popullore e kancelarit Kurz, doli e para në zgjedhjet për Parlament Evropian, duke fituar 8% më shumë se në vitin 2014.
Por koalicioni qeverisës, është bllokuar, që kur gazetat gjermane hodhën pamjet kur shfaqën liderin e partisë së të djathtës ekstreme Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata publike një zyrtareje ruse në shkëmbim për përkrahje të fushatës.
Strache, i cili ishtë zëvendës kancelar i Kurz, dha dorëheqje pasi dolën pamjet e videos, shkruan “EuroNews”.