Këngëtarja Big Mama ka reaguar pas lajmeve të fundit se ajo është e sëmurë, se vuan nga kanceri apo se bëhet fjalë për humbje të vokalit.
Gjithçka nisi me foto të saj në Turqi, ku ajo shfaqej në prani të një stafi mjekësor. Por përmes një postimi në Instagram, ajo ka hedhur poshtë të gjitha aludimet.
Këngëtarja, duke mos dhënë shumë detaje, shprehet se ka kryer një operacion për një jetë të shëndetshme, për të cilin do të flasë gjerësisht në emisionin e saj.
“Fillimisht ju falenderoj shumë të gjithëve që jeni interesuar dhe shkruar për mua e gjendjen time, kam lexuar shkrime të ndryshme e kam dëgjuar muhabete rreth shëndetit tim por nuk kam mundur që të ju përgjigjem të gjithëve, andaj vendosa që përmes këtij mesazhi të ju them të gjithëve miqëve dhe dashamirëve por edhe atyre që shpifin e shpikin, unë jam shumë mirë me shëndet, e vërtetë që kam realizuar një operacion në Turqi për një jetë më të shëndetshme mirëpo nuk kam pasur as kancer e as nuk e kam humbur vokalin e nuk jam në gjendje kritike, por jam shëndosh si molla.”, shruan ajo. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post