Ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati reagon për kandidimin e ish-kryeprokurores Ina Rama për organet e Vettingut.
Nëpërmjet një shkrimi ironik, Bushati vë në dyshim nëse Ina Rama është e duhura për të çuar përpara ligjin e Vettingut. Sipas saj, kur Rama nuk e ka luftuar korrupsionin kur ka qenë Prokurore e Përgjithshme, s’mund ta bëjë tani.
“Për organet e Vettingut paska aplikuar edhe Ina Rama… Dakord! Nga pikëpamja e profesionalizmit, ajo mund të jetë kandidatja më e mirë në atë listë… Por, a mund të ma shpjegojë kush logjikën e këtij kandidimi??? Ina Rama ka qenë Prokurore e Përgjithshme për mbi 5 vjet. Ka pasur detyrën funksionale të kontrollojë prokurorët, vartës të vet… Ka pasur “dhe gurin dhe arrën” për të luftuar korrupsionin edhe në gjykata… Kur nuk e ka bërë si Prokurore e Përgjithshme, me një aparat gjigand nën varësi, e di kush të na e thotë, si do ta bëka tani?????!!!!!”, shkruan Bushati.
Sipas saj, ish-presidenti Bamir Topi dhe Ina Rama shkatërruan sistemin e drejtësisë.
REAGIMI I PLOTË I BUSHATIT
“Ne na mungon logjika minimale….
Për organet e Vettingut paska aplikuar edhe Ina Rama….
Dakord! Nga pikëpamja e profesionalizmit, ajo mund të jetë kandidatja më e mirë në atë listë….
Por, a mund të ma shpjegojë kush logjikën e këtij kandidimi???
Ina Rama ka qenë Prokurore e Përgjithshme për mbi 5 vjet.
Ka pasur detyrën funksionale të kontrollojë prokurorët, vartës të vet…
Ka pasur “dhe gurin dhe arrën” për të luftuar korrupsionin edhe në gjykata….
Kur nuk e ka bërë si Prokurore e Përgjithshme, me një aparat gjigand nën varësi, e di kush të na e thotë, si do ta bëka tani?????!!!!!
Po të kemi parasysh edhe që, Presidenti i vetëm i Republikës i akuzuar se merrte rryshfet për emërime e transferime gjyqtarësh, është tani në aleancë me Ramën, llogaritë dalin apo jo?????
Bamir Topi dhe Ina Rama shkatërruan sistemin e drejtësisë…
Tani, po këta, do të bëkan dhe Vettingun….
Qeshni, shkuluni së qeshuri….ju që besuat…..
Patët qeshur dhe nuk besonit që 21 Janari ishte një Grusht Shteti….
E mbani mend 21 Janarin….apo jo????” (D.D/Shuplaka)