Aksi Korçë-Pogradec konkretisht në hyrje të qyteti është kthyer në një kaos trafiku dhe pluhur. E kthyer në një nga rrugët më problematike tashmë ka filluar punën në kthimin e saj në normalitet, por duket se problemet nuk kanë fund për këtë aks rrugor që vijon të mbetet një gangrenë e hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Rruga që tashmë është kthyer në kantier ndërtimi shfaq problemet e veta dhe shqetësimet i ngrenë vetë drejtuesit e mjeteve. Shqetësimi i parë qëndron në cilësinë e çakullit që është hedhur në rrugë, dhe prezenca e gurëve të mëdhenj në rrugë bën që drejtuesit e mjeteve të kenë një problem të madh në drejtimin e automjeteve.
Sikur të mos mjaftonte kjo, puna ka nisur në pikun e sezonit turistik, kur Pogradecit i drejtohen mijëra pushues.
Një situatë e tillë krijon shqetësim të konsiderueshëm.
Pavarësisht se ndërhyrja në infrastrukturë në qytetin e Pogradecit ishte emergjente, periudha e zgjedhur është krejtësisht e gabuara. Tashmë është e njëjta histori, me Pogradecin sa herë që kryhen punime, shqetësimet janë të mëdha.