Pas përfundimit të seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët. Berisha tha se ajo çfarë ndodhi sot ishte seanca e turpit. Sakaq ish-kryeministri shtoi se mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës.
“Për marrjen e pushteteve të Parlamentit dhe bllokimin e të drejtave Kushtuese të deputetëve, ai do të trajtohet si puçist. Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë di kishin venë 15 veta në një derë. Asgjë nuk do e ndalë aksionin politik të opozitës. U detyruan të vepronin kështu. Ne në mbrojtje të Kushtetues nuk njeh kufi. Kjo ishte seance e turpit, janë mëkatarë, ata që folën sot sidomos”, tha Berisha.
Ndërkohë Berisha paralajmëroi lëvizjen e radhës së opozitës, ku tha se masa të forta do merren në vijim.
“Ne na mbetet Parlamenti, atyre turpi. Masa të forta do merren në vijim!”, u shpreh Berisha për gazetarët.