Tirana, si ekip i kryeqytetit nuk i kanë munguar asnjëherë tifozet bukuroshe në shkallët e stadiumit. Mirëpo, përveç tyre, edhe të dashurat e futbollistëve kanë rolin e tyre të suportit për partnerin që lufton në fushën e blertë për të triumfuar.
Kështu partnerët natyrisht kanë një rol të veçantë në përformancen e futbollistëve në çdo ndeshje.
Shumë prej tyre hezitojnë ta pranojnë publikisht romancen e dashurisë, mirëpo mediave ky detaj rrallë herë u shpëton.
Erando Karabeci është njëri prej lojtarëve që për herë të parë ka publikuar foto në profilin e tij “Instagram” me të dashurën, pavarësisht se në media akoma nuk e ka aprovuar.
Mesfushori i bardhebluve nuk heziton të postojë foto të shumta me fizioterapistën seksi e cila po ashtu tregon tepër dashuri për zv.kapitenin e Tiranës.
Çifti në fjalë duket se po gëzojnë thuajse një vit lidhje së bashku dhe ndajnë momente tepër të bukura së bashku, siç mund ti shikoni dhe në fotot që kanë postuar në rrjetet sociale.
Në fillim, 28-vjeçari nuk ka preferuar ta shfaqë të plotë imazhin e vajzës që ka në krah, duke postuar foto që e fshehin paska fytyrën e saj. Por tashmë, që të dy si duket ndihen të sigurtë për lidhjen e tyre dhe nuk e kanë më problem të shfaqin romancen e bukur që kanë.
Vajza në fjalë ka preferuar të identifikohet me pseudonim në profilet që posedon në rrjetet sociale, mirëpo fotot e shumta nëpër udhëtime gjatë veres dhe stinës së dimërit dhe kafetë në lagjen e futbollistit të 24-herë kampionëve e vërtetojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Kështu mund të themi që Karabeci tashmë ka gjetur dashurinë e vërtetë, e cila duket qartë dhe në fotot që poston në “Instagramin” e tij me të dashurën brune. /Shuplaka.com/
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”125″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post