15:29 | 10/07/2025

Katër ditë pas sulmeve, Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin

 

Izraeli ka deklaruar se ka “kontroll të plotë operativ ajror” mbi kryeqytetin iranian, Teheranin, katër ditë pasi nisi sulmet ajrore në vend, raporton BBC.

“Ne kemi shkatërruar një të tretën e lançuesve të raketave tokë-tokë të regjimit iranian”, tha gjeneral brigade Effie Defrin në një konferencë për mediat.

Ai tha se Izraeli gjithashtu nisi një valë sulmesh që synonin afërsisht 100 objektiva ushtarake në Isfahan në Iranin qendror, duke vendosur rreth 50 avionë luftarakë për të goditur objektet e magazinimit të raketave, lançuesit dhe qendrat e komandës.

Irani goditi Izraelin me një valë sulmesh me raketa gjatë natës, me numrin e të vrarëve në Izrael që nga e premtja që është rritur në 24. Ministria e shëndetësisë e Iranit raporton se të paktën 224 persona janë vrarë në sulmet izraelite që nga e premtja.

Para
 



Të Fundit