Moderatori i emisionit “Arena” Dritan Hila gjatë diskutimit me ministrin Blendi Klosi tha se baza ushtarake në Orikum dhe Shëngjin janë kthyer në makth për operatorët turistikë.
Gjatë debatit në studio, moderator i emisionit tha se nuk është lejuar që këto zona, por Klosi e mohoi të ketë ndodhur këtë vit, ndërsa Hila i solli një shembull personal nga refuzimi që sipas tij që i ka bërë ministrja e Mbrojtjes për të filmuar nëndetësen ushtarake 108 të cilën e quan “kazan”.
Pjesë nga debati:
Hila: Baza ushtarake në Shëngjin dhe baza ushtarake në Orikum është kthyer në një makth për operatorët.
Klosi: Nuk ka qenë këtë vit.
Hila: Ka qenë këtë vit dhe po të bie një shembull personal. Unë i kam kërkuar vjet Ministres së Mbrojtjes që të bëja filmimin e asaj rrangalleje, që i thonë nëndetësja 108 dhe më ka ndaluar se është sekret ushtarak, pra atë bidon të ndryshkur që po i fundoset.
Klosi: Unë flas për bazën e Shëngjinit. Shëngjini dhe Velipoja është një nga potencialet më të pazbuluara të turizmit shqiptar. është e mundur të zhvillohet shpejt. Është destinacion sepse rruga e Kombit e ka bërë shumë të afërt m e Kosovën.
(F.GJ/FAXWEB.AL)