Zgjati pak minuta seanca e parë e ditës së sotme të Kuvendit. Gjithçka nisi me himnin e flamurit dher pas kësaj nga kryetari i seancës, që ishte zgjedhur Besnik Bare u lexuan dhe emrat e 140-deputetëve të zgjedhur në të gjitha qarqet e vendit.
Po ajo që nuk mund të kalonte pa vëmendje është dhe mënyra sesi kishin zgjdhur krerët e partive të uleshin. Kë kishin në krah Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Edi Rama, për pak ditë, deri në votimin e qeverisë së re, ka vendosur të ulet në krah të Gramoz Ruçit, i cili do të zgjidhet sot kryetar i Kuvendit dhe Taulant Ballës, kryetari i grupit parlamentar të PS-së.
Ndërsa Lulzim Basha është ulur në rreshtin e katërt në krah të Oerd Bylykbashit dhe Genc Pollos. Pra Rama e Basha paralel mes tyre me pak metra distancë.
Ish kryeministri Sali Berisha, njësoj si katër vite më parë është në rreshtin e dytë, por me një ndryshim.
Tani nuk do të ketë më në krah Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun, por Jorida Tabakun dhe Tritan Shehun.
(E.K/SHUPLAKA)