Presidenti Ilir Meta nuk ka asnjë koment për vendimin e KED që të mos pranojë kandidimin e Regleta Panajotit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë konferencës për shtyp, Meta tha se nëse do ishin ndërmarra hapat nga Presidenti që prej 3 vitesh, vendi nuk do ishte pa GjK, ndërsa theksoi se për këtë çështje do të ketë vend diskutimi në shtator.
“Kam 0 koment për këtë çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Nëse do ishin ndjekur hapat zyrtarë të ndërmarrë nga Presidenti, Shqipëria nuk do ishte asnjë orë e sekond pa Gjykatë Kushtetuese. Për çështjet e tjera ju e dini shumë mirë dhe e dini që nuk është imediate. Imediate sot është shëndeti i njerëzve, sepse kjo situatë mund të vazhdojë gjatë.
Në këtë largim, duhet të theksoj se si President i Republikës kam bërë përpjekje për të bashkëpunuar me qeverinë. Për Kushtetutën kemi kohë në shtator, kemi 3 vjet që flasim, padyshim jemi këtu, sepse jemi sjellë në mënyrë të papërgjegjshme me Kushtetutën e Shqipërisë që nga viti 2008”, tha Meta.(A.M/Faxweb.al)