Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ishte i pranishëm në protestën që po zhvillohet nga qytetarët te Gjykata Kushtetuese, ku kërkohet shfuqizimi i vendimit të qeverisë për të taksuar profesionet e lira.
Këlliçi gjatë fjalës së tij u ndal te një parrullë ku thuhej “I duam taksat sa Erion Braçe”, duke theksuar se deputeti i mazhorancës shprehu dje në Kuvend, mllefin dhe urrejtjen ndaj profesioneve të lira dhe nuk e kishte problem që truri dhe shtresa e mesme e shoqërisë shqiptare edhe të largohej nga vendi si pasojë e kësaj takse. Sipas Këlliçit, 30 milionë euro që do mblidhen nga taksa e profesioneve të lira, do të shkojnë te inceneratori fantazëm i Tiranës.
Për herë të parë më bën dhe mua të jem dakord kur shoh vetëm një herë të vetme emrin e Erion Braçes. Ajo pankartë që thotë që ‘taksat i duam sa Erion Braçe’. Duke parë reagimin e një deputeti të mazhorancës ditën e djeshme në Parlament duke parë urrejtjen që kishte për profesionet e lira ku nuk e kishte fare problem që këto të shkonin në Kosovë, më erdhi mirë që ka pasur protestues që e kanë evidentuar këtë retorikë të një ish-zëvendëskryeministri të kësaj qeverie, i cili me mllef dhe urrejtje dje u shpreh kundër profesioneve të lira. E gjitha kjo betejë që behet me trurin me shtresën e mesme të vendit tonë bëhet për të marrë 30 milionë euro në vit dhe për t’i çuar te inceneratori i Tiranës, fantazëm që nuk ekziston.”, u shpreh Këlliçi.
Discussion about this post