Në rregulloren e Eurovizionit të gjithë përfaqësuesit e shteteve pjesmarrëse duhet të bëjnë një tur në Europë për të prezantuar këngët e tyre.
Jonida Maliqi përfaqësuesja e Shqipërisë, ka kënduar këngën e saj “Ktheju Tokës” në koncertin më të rëndësishëm në kuadër të këtij turi, i cili zhvillohet në Amsterdam.
Pas këndimit live të këngës Jonida ka marrë një feedback shumë pozitiv nga njerëzit në sallë të cilën e kanë duartrokitur shumë.
Në një sondazh të hapur nga “WikiBlogs”, që është një faqe më aktive të Eurovizionit, ajo është renditur e dyta nga votuesit online.
Ky festival do të mbahet më 16 maj dhe Jonida Maliqi do të performojë e veshur nga stilisti shqiptar Ardi Asllani.(Lexo ketu).
Ndonëse pak kohë më parë Jonida Maliqi u kritikua se videoklipi i këngës së saj ishte i kopjuar dhe se ajo kishte “huazuar” shumë elementë të “Children of the Wild” i këngëtarëve Steven Angello dhe Mako. (Lexo Ketu).
Kujtojmë që rezultati më i lartë që ka arritur Shqipëria në Eurovizion është vendi i 7-të me këngën Suus të Rona Nishliut.