Një deklaratë shokuese ka ardhurur për këngëtaren e famshme Adele. Një këngëtar i folklorit nga qyteti turistik i Bodrum tëTurqisë, ka pohuar se është babai i yllit britanik, Adeles. 52-vjeçari, Mehmet Asar ka delaruar se ka pasur një aferë dashurie me nënën e Adeles, Penny Adkin, në vitin 1987. Kjo pasi nëna e këngëtares ndodhej në pushime në Bodrum ku edhe aty ka filluar lidhja, bëhet fjalë për në qershor të vitit 1987. Sipas tij foshnja e lindur në maj të vitit 1998 ishte Adele, e ai është babai, raporton agjencia e lajmeve turke “Dogan”.
Historia:
“E dërgova Penny Adkins dhe miqtë e saj në një vizitë në gjirin e Bodrumit dhe Pamukkale, për dy javë. Ajo m’u paraqit si infermiere. E pëlqenim njëri-tjetrin dhe patëm një aferë dyjavore. Ajo e zgjati pushimin dhe u kthye në Angli vetëm pas një muaji. Më pas, ajo erdhi në Bodrum edhe dy herë të tjera dhe qëndroi nga një muaj. Ajo dëshi të më marrë në Angli, por i thashë se doja të qëndroja dhe jetoja në Bedrum… ajo u kthye në atdhe, pastaj. Folëm në telefon disa herë por ishte edhe e vështirë edhe shtrenjtë të bisedoje në telefon në atë kohë. Në fund, ndaluam së foluri. Data kur unë isha me nënën e saj dhe data e lindjes e Adele përputhen plotësisht,” ka pohuar ai. (J.V/Shuplaka)