Shtëpia e këngëtarit të njohur Jason Derulo është grabitur nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur pajisje dhe para që arrijnë në vlerën e 300 mijë dollarëve.
Këngëtari 28-vjeçar është aktualisht larg Los Anxhelosit dhe vjedhja është zbuluar vetëm kur një shërbëtore shkoi në shtëpinë e tij të premten.
Ajo zbuloi se dikush kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur pasi kishte një dritare dhe derë të thyer.
Autoritetet mendojnë se një nga të dyshuarit është person i brendshëm pasi e njihte mirë zonën.
Jason ndodhej në Neë York për të zhvilluar takime pune. Policia shkoi tek prona e tij dhe mori një raport të vjedhjes, por oficerët po presin që krijuesi i ‘Talk Dirty’ të kthehet në shtëpi dhe të identifikojë zyrtarisht artikujt që mungojnë. (B.H/Shuplaka)