Njoftim i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë. Kompania “Alitalia” ka paralajmëruar të enjten një grevë disa orëshe në Itali.
Nisur nga kjo situatë, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt shtetit fqinj se do të afektohet fluturimi i datës 9 tetor, AZ 510 Romë – Tiranë.
Autoriteti i Aviacionit Civil lajmëron se fluturimi i orës 22:00 në datën 9, do të shtyhet 3 orë dhe udhëtimi do të nisë në orën 01:00 të mëngjesit.
Gjithashtu ai i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.