Në një klimë aspak miqësore dhe mes kërcënimeve të herëpashershme të Perëndimit, vjen dhe reagimi i presidentit sirian Bashar al-Assad.
Në një intervistë për televizionin shtetëror sirian, Assad ka paralajmëruar Trump të ketë kujdes me deklaratat e tij që sipas liderit sirian po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
“Pas çdo fitoreje të arritur në tokë, zërat e disa shteteve perëndimore janë ngritur dhe aksionet janë intensifikuar në një tentim për të ndryshuar kursin e ngjarjeve… këto zëra dhe çdo aksion i mundshëm do të kontribuoj për asgjë, veçse rritjen e jostabilitetit në rajon, duke rrezikuar po ashtu edhe paqen ndërkombëtare dhe sigurinë”, është shprehur Assad.
(F.G/Faxweb.al)