Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për revokim të masës së sigurisë arrest në shtëpi. Sipas informacioneve relator i çështjes do të jetë Sokol Binaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhen në arrest shtëpie me vendime të GJKKO, në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Berisha është shprehur se arsyeja kryesore që ai mbahet në arrest shtëpie nga drejtësia e cila dirigjohet nga Rama sipas tij është që të dobësohet opozita.
Discussion about this post