01:52 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Këshilltari i Mustafës: Vetëm 5 persona kishin dijeni mbi aksionin për ndaljen e trenit serb (VIDEO)

23:58 | 17/01/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thaçi: Treni me afishe nacionaliste serbe është provokim i radhës. Duhet të ndalohet

Shefi i Kabinetit dhe këshilltari për ekonomi i Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Sokol Havolli, është shprehur se kreu i qeverisë së Prishtiës gjatë gjithë javës së kaluar ka pasur komunikim dhe njoftim të vazhdueshëm të partnerëve dhe të faktorit ndërkombëtar në Kosovë lidhur me hapat që do të ndërmerren në rast të tentativës së hyrjes së trenit serb në territorin e vendit.

Sipas tij, paralajmërimet e Mustafës ndaj partnerëve kanë qenë të vazhdueshme se nuk do të lejohet të hyjë një tren i tillë edhe nuk do të lejohet të realizohet një provokim i tillë.

Havolli shtoi se kritikat që iu bënë Qeverisë kinse për vendime të vonuara nuk janë të sakta.

“Nuk mund të ndahen informacione sensitive me publikun. Nuk kanë mundur ta dinë më shumë se pesë persona për këtë aksion në gjithë shtetin”, ka deklaruar ai në një intervistë për RTV21.

Ai tha se dihet botërisht se qëllimi i atij treni nuk ka qenë transportimi i ndonjë udhëtari po të bëhet një provokim tipik nacionalist i shekujve të kaluar, i një mentaliteti të kaluar, i një menataliteti luftënxitës, të cilin Kosova nuk e përkrah. (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: havollikosoveserbtrenivideo
Pas

Tifozët e Tiranës gjatë ndeshjes kundër maqedonasve, thirrje në kor: Vdekje Serbisë! (VIDEO)

Para

HOROSKOPI  18/01/2017

Para
HOROSKOPI  18/01/2017

HOROSKOPI  18/01/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.