00:12 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

KFOR-i largohet nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës, e vlerëson situatën të qëndrueshme

17:11 | 25/02/2024
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
KFOR-i largohet nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës, e vlerëson situatën të qëndrueshme

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të dielën se situata në komunën e Zveçanit është e qëndrueshme dhe si rrjedhojë trupat e tij janë larguar nga ndërtesa komunale ku ishin vendosur pas tensioneve të vitit të kaluar.

“Si rezultat, njësitë nga Batalioni i Forcave Rezervë të KFOR-it nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën komunale, por do të vazhdojnë të qëndrojnë në zonë për të zhvilluar kontrollet e rregullta për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë banorët e kësaj komune”, thuhet në një njoftim të këtij misioni.

Tensionet në komunat në veri të banuara me shumicë serbe shpërthyen në maj ta vitit të kaluar kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e prillit, që u bojkotuan nga qytetarët serbë dhe përfaqësuesit politik të tyre, u shoqëruan me forca policore për në ndërtesat komunale. Rreth 90 pjesëtarë të forcave paqerujatëse u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani i tha Zërit të Amerikës se Zveçani është komuna e fundit në të cilën kishte ende pjesëtarë të KFOR-it.

“Në tri komuna në fillim ka qenë KFOR-i, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Janë tërhequr nga Zubin Potoku dhe Leposaviqi më herët ndërsa Zveçani është komuna e tretë dhe e fundit sepse në njërën komunë nuk ka pasur fare pjesëtarë të KFOR-it”, tha ai.

Zoti Elshani theksoi se në këto ndërtesa vazhdon të jetë e pranishme policia e Kosovës dhe se situata e sigurisë është e qetë.

Kosova u gjet nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropain pas tensioneve të majit të vitit të kaluar, i cili kërkoi tërheqjen e njësive të posaçme të policisë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në zonë.

Autoritetet në Kosovë, thonë se ulja e pranisë së njësive të posaçme në dhe përreth ndërtesave komunale në veri dhe hapja e procesit për organizimin e zgjedhjeve duhet të cojë në heqjen e masave ndëshkuese.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të premten se kjo është e domosdoshme për të ecur përpara me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se është duke verifikuar listat e nënshkruesve të një peticioni për largimin e kryetarëve aktual, që u zhvillua në fund të muajit janar, sipas një udhëzimi administrativ të qeverisë për t’i hapur rrugë pastaj organizimit të një procesi të votimit për shkarkimin e tyre./ VOA

Pas

“Shkollat janë kapur nga axhenda gobaliste”, Altin Goxhaj: Duhet reagim! Prindërit të marrin rol

Para

Napoli nuk ia del dot në Cagliari/ Luvumbo i heq tre pikë skuadrës së Calzonas

Para
Napoli nuk ia del dot në Cagliari/ Luvumbo i heq tre pikë skuadrës së Calzonas

Napoli nuk ia del dot në Cagliari/ Luvumbo i heq tre pikë skuadrës së Calzonas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.