Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi e ka takuar sot kampionin e botës në artet e miksuara marciale, Khabib Nurmagomedov, në hapjen solemne të aeroportit të ri në Stamboll të Turqisë, shkruan Zeri.info.
Ejupi e ka shfrytëzuar rastin të flasë edhe për Kosovën, me njeriun më të përfolur në botë ditëve të fundit.
“I thash që të përkrahim dhe se e ke mbështetjen tonë në Kosovë dhe se ju kemi gëzuar fitores tënde të fundit. Gjithashtu, i thash se të presim krahëhapur në Kosovë”, ka treguar Ejupi.
Ndërkohë, Khabib ia ka kthyer Ejupit se e njeh Ilir Latifin, sportistin e njohur nga Kosova me nënshtetësi suedeze, që garon po ashtu në artet e përziera marciale,
“Më tha se e njeh Ilir Latifin nga Kosova. Gjithashtu, mu falënderua për përkrahjen që e ka nga Kosova”, ka shtuar biznesmeni kosovar, i cili shtoi se Khabib ishte mjaft i dashur dhe njeri i thjeshtë, përkundër famës dhe rezultateve që i ka arritur.
(B.H/Faxweb)