Pikërisht dhjetë ditë pas Met Gala-s së këtij viti që tradicionalisht u zhvillua të hënën e parë të majit në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, Kim Kardashian ndau disa foto nga prapaskenat e përgatitjes së look-ut të saj.
43-vjeçarja ka postuar disa foto, në të cilat duket se po bëhej gati në dhomën e hotelit me ekipin e saj dhe me stilistin e famshëm dhe drejtorin kreativ të Maison Margiela, John Galliano në krah .
Mirëpo, ajo që tërheq vëmendjen mes imazheve është taka e padukshme që ajo ka vënë, të cilën motra e saj, Khloe, nuk ka ngurruar ta komentojë duke shkruar: “ Kjo taka e padukshme është e çmendur! Si ia keni dalë? Unë patjetër do të kisha rënë.”