Një moment emocionues, për cilindo nga ne: mbajtja në duar e një bebi që të jep kaq shumë gëzim. Dhe për deputeten e LSI-së, ky gëzim është i dyfishtë, pasi foshnja që shihni është vajza e dytë e mikeshës së saj, Elona Gurit, këshilltares në Bashkinë e Tiranës.
”Aria, vajza e vogël e shoqes time Elonës. Kisha harruar të mbaja bebe në krah. Zoti i bekoftë fëmijët!”, shkruan Kryemadhi.
Aria e bukur, me paliçetat rozë, qëndron krejt e qetë në duart e Kryemadhit. Deputetja ka tre fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë.