Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, ku sipas ministrisë së Shëndetësisë 42 nxënës janë helmuar dhe po marrin trajtim në spital, nga të cilët 8 prej tyre e kanë lënë ambientin e spitalit, dhe fatmirësisht asnjëri nuk paraqet rrezik për jetën.
Ndërkohë nxënësit e gjimnazit të cilët ndodhen në spital në dëshmitë e tyre për Fax News kanë treguar edhe çfarë ndjenë në momentet e para të helmimit dhe si ndodhi ngjarja.
“Ishim në klasë duke pritur të fillonte mësimi dhe vijnë presorët bashkë me drejtoreshën dhe na thanë dilni sepse ishte panik, kishin shpërndarë gaz nëpër shkollë. Kollitesha shumë, pastaj me vonë filluan që të më merreshin mendtë.”- tha një nxënëse.
“Ishim në orë të pushimit u hap një erë mbytëse dhe filluan nxënësit të dilnin jashta. Mbaj mend nxënësit që po dilnin me shpejtësi një vajzë u bllokua tek dera dhe era për 30 minuta deri sa erdhi ambulanca. Unë u bllokova, nuk po merreja dot frymë, pasi kam dalë jashtë kam rënë dhe nuk mbaj mend më dhe e kam gjet veten në ambulancë. Tani kam probleme me frymarrjen.”- tha një gjimnaziste.
“Erdhëm nga ora e pushimit, na thanë që të dilnim në oborr dhe po vinte erë, pastaj erdhi ambulanca ca nuk po ndiheshin mirë. Nuk e di çfarë gazi është, por më djegu fyti na u mor fryma. Erdhi nga fundi i korridorit.”- tha një tjetër.