Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, mbrëmjen e sotme ka ndarë shqetësimin lidhur me faktin se si energjia elektrike në disa zona u jepet qytetarëve sipas përkatësive partiake.
Gjosha e cila kandidon e para në Tiranë për LSI-në, ka publikuar një video nga Shkoza, ku vihet re mungesa e energjisë elektrike në shumicën e shtëpive, ndërsa në disa nuk mungon.
“Ne Shkoze edhe energjia elektrike i jepet qytetareve sipas perkatesise partiake. Te pakten kjo rruge na tregon se sa shume njerez kane nevoje per drejtesi, per nje sistem qe mos i trajtoje ata ne baze te votes. Prandaj Shkoza do te votoje per LSI ne 25 Qershor!Shkoza nuk e meriton erresiren, ku nena e vajza kane frike te dalin naten ne rruge! Shqiperia nuk meriton terrin e fasades! Shqiperia meriton nje drejtim te ri#NjeShansPerTeGjithe.”, shkruan Gjosha krahas videos. (D.D/Shuplaka)