Nga Klodian Tomorri
Zakonisht gjerat këputen kur hollohen. Por me zullumin ndodh e kundërta. Ai këputet kur trashet. Grykësia për te vjedhur paranë publike me projektin kriminal te mbetjeve te Durrësit, i ka futur arkitektet e tij ne një kurth, nga i cili mund te dalin vetëm me pranga ne duar. Çdo skenar apo çdo zgjidhje qe te provojnë, rezultati do te jete i njëjte.
Kush firmos, shkon automatikisht pas hekurave. Gjykimi është vulosur ditën kur u mbyll venddepozitimi i Porto Romanos me tender sekret për te ndare 15 milionë euro.
Ligjërisht kriza e mbetjeve te Durrësit ka vetëm tre zgjidhje.
E para është ajo qe Bashkia e Durrësit te hape tender për depozitim te mbetjeve. E dyta, Ministria e Energjisë te hape tender për koncesion te ri, ndërsa e treta qe ne fillim dukej dhe me e preferuara e qeverise, është ajo e negocimit te drejtpërdrejte me inceneratorin e Tiranes. Te treja te çojnë ne bùrg. Zyrtaret qe do te hedhin firmat, nuk do t’i shpëtonte dot as gjykata me e korruptuar ne bote.
Varianti i pare, ai i hapjes se një tenderi për depozitim nga Bashkia e Durrësit është i dështuar qe ne nisje. Durrësi nuk ka me venddepozitim mbetjesh sepse e mbyllen grykësit, rrjedhimisht askush nuk mund te marre përsipër depozitimin e mbetjeve. Por edhe nëse do te ndodhte mrekullia dhe ndonjë kompani te ofronte zgjidhjen, për ti depozituar mbetjet ne një qytet tjetër, kjo do te kishte dy pasoja.
Se pari, transporti ne një qytet tjetër do te rriste tarifën e pastrimit për qytetaret e Durrësit ose për buxhetin e shtetit. Se dyti, procedurat e tenderit ri do te zgjasnin me muaj te tere. Përgjatë kësaj kohe, kriza e plehrave ne Durrës do te rendohej duke u bere e pamenaxhueshme. Kjo do te ngrinte domosdoshmërish pyetjen: Pse u mbyll venddepozitimi i Porto Romanos pa u gjetur me pare vendi i ri ku do te sistemoheshin mbetjet e Durrësit? Përgjigja e kësaj pyetje çon tek prangat.
Varianti i dyte, ai i hapjes se garës për koncesion te ri nga Ministria e Infrastrukturës do te merrte edhe me shume kohe se tenderi i depozitimit. Zgjidhja do te ishte edhe me e largët dhe emergjenca mjedisore e Durrësit do te shndërrohej ne një krize te tmerrshme shëndetësore. Serish do te ngrihet me detyrim pyetja; Pse u mbyll Porto Romano pa u gjetur me pare venddepozitimi i ri? Serish mbi konen e firmëtarëve do te tundeshin prangat.
Varianti i fundit, ai i negocimit te drejtpërdrejte me inceneratorin e Tiranes mund ta zgjidhe krizën mjedisore shpejt, por te çon automatikisht ne bùrg për korrupsion. Kjo është arsyeja se pse ne qeveri për këtë çështje kane filluar sherret. Dhe kjo është arsyeja se pse Ministria e Infrastrukturës nuk e firmos nisjen e negocimit me inceneratorin e Tiranes.
Te gjithë e dine mire. Kush firmos puthet me prangat. Kjo është nje afere qe do te shpërtheje ne çdo skenar. Fitilat u ndezën ditën qe Agjencia e Kanalizimeve mbylli pa gare dhe me negocim te drejtpërdrejte Porto Romanon.
Grykësia e trashi zullumin derisa e këputi. Tani mbetet vetme për t’u pare se kush do te jete kurbani. Hetimet për këtë çështje kane nisur sakaq dhe ne Ministrinë e Infrastrukturës ketë e dine mire.