15:52 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

19:08 | 03/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koçiu e Kumbaro në Berat:  Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) ka marrë të gjitha masat për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.

Nga Thethi në Ksamil, i gjithë sistemi shëndetësor do të jetë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë sezonit veror për të ofruar shërbime shëndetësore të menjëhershme dhe sa më afër turistëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe Kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo, prezantuan në qytetin e Beratit programin e Qendrave Shëndetësore Verore, përfshirë edhe Qendrën e re Shëndetësore në Kalanë e Beratit.

“Strukturat tona shëndetësore janë të përgatitura për të përballuar fluksin e shtuar të vizitorëve, i cili çdo vit arrin në 700-800 mijë deri në 1 milionë turistë. Spitalet, Urgjenca Kombëtare dhe infrastruktura shëndetësore nuk u shërbejnë më vetëm 2.5-3 milionë rezidentëve, por edhe nevojave shëndetësore të 12-15 milionë turistëve që vizitojnë vendin,” deklaroi ministrja Koçiu.

Ajo theksoi se, ashtu si një vit më parë, Qendrat Shëndetësore Verore do të funksionojnë në të gjitha pikat më të frekuentuara turistike, duke ofruar shërbime të specializuara nga 1 qershori deri më 30 shtator 2025. Sivjet, numri i qendrave verore do të jetë më i larti ndonjëherë – gjithsej 36 – të pajisura me mjetet e nevojshme për ndërhyrje të shpejtë dhe efikase.

“Falë një procesi të gjatë rekrutimi, kemi përzgjedhur 295 profesionistë shëndetësorë të cilët do të shërbejnë në këto qendra: 93 mjekë, 129 infermierë, 49 shoferë ambulancash dhe 24 sanitarë – të gjithë të vendosur në vijën e parë të frontit në zonat turistike më të populluara të vendit,” u shpreh ministrja Koçiu.

Sipas saj, ky investim është pjesë e një vizioni më të gjerë për të ndërtuar një sistem shëndetësor që i përgjigjet nevojave të një turizmi gjithëvjetor dhe të shpërndarë në të gjithë territorin.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, theksoi rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve: “Vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025 kemi pasur një rritje prej 7-8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pritur mbi 5 milionë vizitorë – një milion më shumë se në vitin 2023.”

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, shprehu mirënjohjen për hapjen e Qendrës së re Shëndetësore në Kalanë e Beratit: “Kjo qendër do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve lokalë, por edhe për qindra mijëra turistë që vizitojnë kalanë gjatë muajve të verës.”

Pas

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë, reagon Ambasada Amerikane: Shembull i angazhimit ndaj aleancës

Para

Ofensiva e re e madhe izraelite, vijojnë incidentet vdekjeprurëse mes shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Para
Ofensiva e re e madhe izraelite, vijojnë incidentet vdekjeprurëse mes shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Ofensiva e re e madhe izraelite, vijojnë incidentet vdekjeprurëse mes shpërndarjes së ndihmave në Gaza

 



Të Fundit

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare

Edi Rama ndan pamjet pas pastrimit të hapësirës publike në zonën e “Deliorgjit” në Tiranë

Supergoli që magjepsi polakët, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

SIGURIA DETARE/Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.