05:09 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kokëdhima: Pakti Shqipëri-Greqi për festën e 28 tetorit, një krim i pabesë dhe tradhëti kombëtare e Edi Ramës

15:57 | 29/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokëdhima: Pakti Shqipëri-Greqi për festën e 28 tetorit, një krim i pabesë dhe tradhëti kombëtare e Edi Ramës

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhima thotë se pakti Shqipëri-Greqi që 28 tetori të festohet edhe në Shqipëri, është një krim i pabesë dhe tradhëti kombëtare e kryeministrit Rama.

Kjo sepse sipas tij të pranosh 28-tetorin, dita e nisjes së luftimeve italo-greke si festë zyrtare, do të thotë  të pranosh se ushtria greke ishte çlirimtarja e jugut në vitin 1940.

Por, e vërteta sipas tij është krejt ndryshe pasi ushtria greke nën pretekstin e çlirimit të Greqisë nga Italia fashiste, ushtria e saj justifikoi pushtimin e Jugut të Shqipërisë, për të realizuar ëndrrën e vjetër shoviniste të “Vorio Epirit”.

‘Zgjidhja’ kërkon që qeveria shqiptare të tërhiqet nga kjo lojë e ndyrë dhe Bushati dhe ekipi negociator të merren si të pandehur.

Deklarat e plotë:

28 tetori i vitit 1940 që njihet si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke dhe më e rëndësishmja e kalendarit zyrtar grek, do të festohet edhe në Shqipëri. Vendimi i bërë publik nga ana e Ministrisë së Jashtme Greke thotë se dokumenti është firmosur gjatë kohës së vizitës së ish-Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias, në qytetin e Korçës në vitin 2018 dhe takimit të Kretës në vitin 2017.

Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë akt tradhëtie nga qeveritarët gjakprishur që flasin dhe firmosin në emër të shqiptarëve. Të pranosh se 28 tetori është ditë feste zyrtare edhe për Shqipërinë do të thotë të pranosh se ushtria greke ishte çlirimtarja e jugut në vitin 1940. E vërteta historike është tjetër. Me pretekstin e çlirimit të Greqisë nga Italia fashiste, ushtria e saj justifikoi pushtimin e Jugut të Shqipërisë, për të realizuar ëndrrën e vjetër shoviniste të “Vorio Epirit”, bëri, për të disatën herë,  masakrat më të përgjakshme ndaj popullsisë civile dhe të pambrojtur shqiptare dhe mbushi me grekë dhe nëpunës filogrekë administratat vendore në bashkitë dhe prefekturat e jugut shqiptar.

Çlirimi i jugut dhe i gjithë Shqipërisë është paguar me gjakun e mijëra dëshmorëve, djem dhe vajza të reja që nuk kursyen as jetën për vendin  e tyre. Shqipëria ishte ndër vendet e pakta në Europë që u çlirua vetëm me forcat e veta nga okupatorët nazifashistë dhe Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është një margaritar i historisë sonë për liri dhe pavarësi.

Populli shqiptar nuk duhet të lejojë që zyrtarë të saj tradhëtarë të mohojnë gjakun e dëshmorëve dhe të falsifikojnë historinë për interesa politike. Nëse vota e Greqisë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së do të thotë të zhbëhet dhe falsifikohet historia, nuk e duam atë. Gjaku i dëshmorëve dhe brezat e ardhshëm nuk do të na e falin kurrë këtë.

ZGJIDHJA i bën thirrje qeverisë shqiptare që të tërhiqet nga kjo lojë e ndyrë, antikombëtare dhe mohuese e historisë sonë të lavdishme. Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ekipi negociator të shkarkohen dhe të merren të pandehur për tradhëti ndaj interesave të larta të vendit. Presidenti i vendit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të informojë publikun se çfarë tjetër është pranuar dhe firmosur nga këta zyrtarë antishqiptarë dhe gjakprishur, në dëm të tërësisë territoriale, sovranitetit, integritetit dhe historisë së vendit. Shqipëria është një vend sovran. Ajo ka vuajtur ndër shekuj nga lakmitë e fqinjve dhe është kombi më i copëtuar në Europë. Asnjë marrëveshje nga askush nuk do të jetë legjitime. Vetëm populli i shumëvuajtur shqiptar do ta shkruajë historinë dhe do të vendosë për të ardhmen e vet. Tradhëtarët do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: koco kokedhima
Pas

Gjysmë milionë vdekje të parakohshme në Evropë nga ndotja e ajrit

Para

Deputetë të dehur dhe të droguar, zbardhet vendimi i Byrosë së Kuvendit: Si do t’i kontrollojë Ruçi ligjvënësit

Para
Deputetë të dehur dhe të droguar, zbardhet vendimi i Byrosë së Kuvendit: Si do t’i kontrollojë Ruçi ligjvënësit

Deputetë të dehur dhe të droguar, zbardhet vendimi i Byrosë së Kuvendit: Si do t’i kontrollojë Ruçi ligjvënësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.