Fituesi i zgjedhjeve presidenciale Donald Trump, është zgjedhur zyrtarisht si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Anëtarët e Kolegjit Elektoral, votuan për Trump me 270 vota pro, minimumi i mjaftueshëm për t’u zgjedhur zyrtarisht si president.
Sipas sistemit amerikan, kandidati duhet të fitojë një shumicë të thjeshtë të votave të kolegjit elektoral, të paktën 270 nga 538 vota të mundshme, dhe Trump e arriti këtë.
Bazuar në këtë sistem, 4 herë ka ndodhur që fituesi i votave popullore të humbasë zgjedhjet. Trump do të emërohet zyrtarisht më 20 janar, pasi të gjitha votat të jenë numëruar edhe njëherë. (D.D/Shuplaka)