Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të cilin thotë se sapo ka vulosur diktaturën në vend.
“Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, e bën kultura e respektit ndaj ligjit dhe Kushtetutës! Duket qartë se këtë se Shqipëria e ka humbur. Vulën e diktaturës e vendosi përfundimisht Kolegji Zgjedhor”, shkruan Gjosha.
Përmes një postimi në Facebook, ish-ministrja e Integrimit argumenton se mungesa e Gjykatës Kushtetuese po tregon se politika nuk ka fre edhe kur vendi është në buzë të greminës.
“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese po na tregon të gjithëve se politika dhe institucionet e varura politikisht nuk paskan fre, edhe atëherë kur vendi duket se është buzë greminës!”.
Më tej ajo thekson se ka bindjen se drejtësia do të funksionojë një ditë dhe për këtë ndruhet se deri atë ditë shqiptarët të mos humbin durimin dhe të dergjen dyerve të Europës.
“Jam e bindur se drejtësia do të funksionoj një ditë! Uroj vetëm që shqiptarët të mos e humbin durimin dhe të mos dergjen dyerve të Europës në masë për ta kërkuar shpresën dhe të ardhmen jashtë vendit të tyre!”, mbyll regimin e saj Gjosha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)