09:20 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtarja kryen seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, nesër niset drejt Austrisë

19:54 | 30/05/2024
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kombëtarja kryen seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, nesër niset drejt Austrisë

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë fillimisht punuan në palestër, ndërsa më pas dolën në fushën e lojës, aty ku zhvilluan seancën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë janë stërvitur 25 lojtarë, të cilët morën ngarkesë të plotë fizike. Portieri Elhan Kastrati nuk është stërvitur me grupin për shkak të një gjendje gripale. Në seancën e sotme stërvitore me ekipin A u bashkuan edhe dy lojtarë nga Kombëtarja U-21, Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti. Ndërsa Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi do të bashkohen me grupin në Austri.

Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të premten dhe më pas ekipi do të niset drejt Austrisë, ku do të përgatitet dhe do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

Pas

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito publikojnë për herë të parë pamje të vajzës së tyre

Para

Autoritetet shqiptare ndalojnë një shtetas rus të kërkuar nga Moska për “mashtrim”

Para
Autoritetet shqiptare ndalojnë një shtetas rus të kërkuar nga Moska për “mashtrim”

Autoritetet shqiptare ndalojnë një shtetas rus të kërkuar nga Moska për “mashtrim”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit, policia pengohet të mbërrijë në zonë

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Të shtëna në Madhesh të Ulëzës, ndërron jetë një 21-vjeçar

Mat/Gjendet i pajetë një 23-vjeçar pranë liqenit të Shkopetit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.