Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve (Nations League) kundër Bjellorusisë (4 shtator) dhe Lituanisë (7 shtator).
Trajneri Edoardo Reja zhvilloi një seancë të plotë me të gjithë grupin e lojtarëve të ftuar për këto dy sfida në kompleksin “Tropikal” në Durrës dhe pa për herë të parë nga afër gjendjen e tyre pas një periudhë të gjatë ndërprerje të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Ndërkaq, zyra e shtypit në FSHF konfirmon mungesën e Marash Kumbullës për këto ndeshje për shkak të një dëmtimi.
Kësisoj, mbrojtësi është larguar nga grumbullimi pas marrjes së rezultateve mjekësore. Programi stërvitor i Kombëtares do të vijojë normalisht.