13:59 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konferenca/ Krerët e Doganave nga Ballkani dhe vendet e BE-së takohen në Tiranë! Dalin me deklaratë të përbashkët: Angazhim për lehtësi doganore

17:27 | 12/06/2025
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konferenca/ Krerët e Doganave nga Ballkani dhe vendet e BE-së takohen në Tiranë! Dalin me deklaratë të përbashkët: Angazhim për lehtësi doganore

Udhëheqësit e doganave nga Ballkani Perëndimor dhe BE u takuan sot në Tiranë për Konferencën e nivelit të lartë me temë “Partneriteti Doganor për një Evropë të Lidhur”.

Eventi shërbeu si një platformë për të përforcuar bashkëpunimin strategjik doganor, për të mbështetur qëllimet e Planit të Rritjes së BE-së dhe për të çuar përpara përafrimin e rajonit me standardet evropiane.

Në fund, pjesëmarrësit miratuan një deklaratë të Përbashkët me angazhimin për të përshpejtuar harmonizimin me Kodin Doganor të BE dhe për të zgjeruar Korsitë e Gjelbra e Blu.

I pranishëm në këtë event ishin nga pala shqiptare ministri i Financave, Petrit Malaj, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe Genti Gazheli, drejtori i Përgjithshëm i Doganave. Ndërsa nuk mungoi as Roberto Alesse, drejtori i Doganave të Italisë.

Eventi u organizua nga Administrata Doganore e Shqipërisë, Agjencia Italiane e Doganave dhe Monopoleve, Sekretariati CEFTA/projekti SEED+ dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit.

Në fjalën e tij, ministri Malaj theksoi rëndësinë e përmirësimit të efikasitetit doganor në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, që është një ambicie e përbashkët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri tha se qeveria shqiptare po ndërmerr një nga reformat më gjithëpërfshirëse në historinë e administratës doganore, teksa në kuadër të procesit të anëtarsimit në BE sapo janë hapur edhe negociatat për Kapitulli 29 “Dogana”.

“Ne jemi të përkushtuar për të përafruar procedurat tona me standardet e BE-së, duke u siguruar që të jemi plotësisht të përgatitur për t’u bërë pjesë e Unionit Doganor”, tha ndër të tjera ministri.

Në këtë proces, ndër prioritet e qeverisë shqiptare, Ministri i Financave renditi: forcimin dhe përafrimin me standardet dhe proceset doganore të BE-së; rritjen e bashkëpunimit rajonal mes administratave doganore të Ballkanit Perëndimor; mbështetjen e lehtësimit të tregtisë dhe integrimit ekonomik më të thelluar; avancimin e Korridoreve të Gjelbër dhe të Kaltër ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së; investimin në ndërtimin e kapaciteteve dhe asistencë teknike; promovimin e marrjes së statusit AEO (Operator Ekonomik i Autorizuar).

Pikë tjetër e deklaratës ishte angazhimi për të përmirësuar shkëmbimin e të dhënave në kohë reale përmes SEED+ dhe për të mbështetur hapat drejt njohjes së programeve të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar.

Përfaqësuesit e CEFTA-s thanë se duhet punuar edhe më tej në drejtim të lehtësimit të procedurave doganore.

Pas

Pamje të reja nga rrëzimi i avionit në Indi, ngrihet mirë por pastaj diçka nuk ka funksionuar…

Para

Matura/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8

Para
Matura/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8

Matura/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8

 



Të Fundit

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

Putin nuk ndalet, përgatit sulm me 2 mijë dronë ndaj Ukrainës! Rusia: Kemi përpauar në lindje dhe jug

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

Irani bie dakord me tre vende evropiane për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor, çfarë ndodh nëse nuk arrihet një marrëveshje

Shkodër / Arrestohet 31-vjeçari që ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin

Transferonin paratë e krimit nga Zvicra drejt Shqipërisë/ SPAK godet rrjetin kriminal të përfshirë në trafik droge

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.