Konflikti midis Shkupit dhe Beogradit, ka detyruar Komisionin Evropian që t’iu bëjë thirrje autoriteteve që të tregohen të përmbajtur dhe në mënyrë të qetë të zgjidhin çështjen e tërheqjes së personelit të ambasadës serbe.
Me anë të një deklarate Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç është shprehur se incidenti diplomatik është çështje bilaterale e dy vendeve, të cilën BE po e ndjek me kujdes.
“Presim që të dy palët të tregohen të përmbajtur dhe çështjen ta zgjidhin qetë, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha ajo.
Tërheqja e personelit të ambasadës nga Shkupi, sipas autoriteteve qeveritare të Serbisë, ka ardhur pas dyshimit se qeveria maqedonase ka përgjuar zyrtarë të saj, përfshirë këtu edhe kryeministrin, Aleksander Vuçiç.
(S.SH/Shuplaka)